Lili Reinhart ka shpërthyer për herë të parë rreth problemeve të saj shëndetësore, të cilat dyshohet të jenë të lidhura me një sëmundje autoimune, në një intervistë të fundit për revistën “Self”.
Ajo ka ndarë se arsyen për këtë hap është situata e vështirë me gjyshen e saj, e cila ndodhet në fazat e fundit të jetës.
Aktorja ka folur gjithashtu për luftën e saj të gjatë me ankthin dhe depresionin, të cilat filluan që kur ishte adoleshente. Ajo kujton se pati sulmin e parë të panikut ende në shkollë, ku ndjehej e bllokuar dhe shpesh kalonte kohë në tualet duke u munduar të merrte frymë.
Kam kaluar periudha të vështira me ankthin social, kjo ka qenë një ngarkesë e madhe për mua
Në moshën 16-vjeçare, ajo nisi terapinë psikologjike dhe trajtimin me ilaçe kundër depresionit. Ajo tregon se gjatë asaj periudhe kishte ndjerë mungesë energjie, gjë që e lidh me depresionin dhe efektet anësore të ilaçeve.
Problemet shëndetësore të Reinhart nuk u kufizuan vetëm te shëndeti mendor. Pasi kaloi COVID-19 tri herë, ajo vuajti nga lodhje kronike që u përkeqësua pas çdo infeksioni. Mjekët ende nuk kanë arritur të japin një diagnozë të saktë, ndonëse ajo ka dhënë “litra” gjak për analiza.
Ajo ka përjetuar simptoma si shtim të papritur të peshës, shqetësime gastrointestinale dhe humbje floku, duke dyshuar për një sëmundje autoimune.
Sipas statistikave, diagnoza për këtë lloj sëmundjeje mund të vonohet deri në 4.6 vjet.
Reinhart gjithashtu kujton disa përvoja të pasigurisë me mjekët, një prej të cilëve i sugjeroi të ndalonte pilulat kontraceptive dhe të mbetej shtatzënë për të stimuluar rritjen e flokëve. Ndërsa një tjetër kërkoi që të bëhej një kërkim në Google për të gjetur më shumë për të.