Aktualitet

AKU gjobit dy restorante në Klos dhe në Palas

Ushtronin aktivitetin me kushte si në mesjetë, AKU gjobit dy restorante në Klos dhe në Palas. Gjatë kontrolleve në funksion të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konstatoi mungesë të theksuar higjiene. Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 130 mijë lekë si dhe bllokim i menjëhershëm i aktiviteteve.