Një fluturim i American Airlines nga Nju Jorku në Delhi, ndërsa fluturonte mbi Detin Kaspik, ndryshoi kursin drejt aeroportit Fiumicino, për shkak të një alarmi për bombë.
Fluturimi AA292 pritet së shpejti në aeroportin italian. Sipas procedurës së zakonshme në këto raste, pasi pasagjerët të kenë zbritur, do të ketë kontrolle sigurie në bordin e Boeing 787.
Një zonë e largët e aeroportit jashtë Romës është krijuar për uljen e aeroplanit. Skuadra xheniere do të kryejnë kontrolle në bordin e avionit, raporton Tgcom24.
Përditësim…
Alarmi për bombë në një avion të American Airlines që po udhëtonte nga Neë York për në Nju Dehli ka rezultuar i rremë. Avioni u desh të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Romës.
Linja ajrore njoftoi se avioni do të niset për në Delhi të hënën.
“Forcat e rendit në Romë inspektuan dhe liruan avionin. Fluturimi do të qëndrojë gjatë natës në Romë për të lejuar pushimin e kërkuar të ekuipazhit përpara se të vazhdojë për në Delhi të hënën”, tha kompania.
Fluturimi Boeing 787-9 Dreamliner me rreth 200 persona në bord u ul në aeroportin Leonardo da Vinci të Romës pasditen e së dielës. Avioni ishte mbi Detin Kaspik kur linja ajrore paralajmëroi ekuipazhin për një kërcënim me bombë.