Live From Tirana

Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj: “Tradhtinë nuk e imagjinojmë kurrë!”

Best of Live From Tirana of 2025

Të ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kanë qenë Albi Buzali, ish-konkurrent i “Përputhen” dhe partnerja e tij Xhesiana Zahoaliaj. Ata kanë folur më shumë për historinë e tyre të dashurisë, planet për martesë dhe jo vetëm…

Çfarë do të bëje nëse merr vesh se Albi të tradhton?

Unë nuk e besoj. Nuk e imagjinoj dot.

Po ti, Albi mendon se hyn tek meshkujt që mund të tradhtojnë?

Jo. E gjej sigurinë tek vetja, jam në një moshë që e kontrolloj veten dhe e di se çfarë më pëlqen dhe investoj shumë tek ajo gjë. Dhe e di çfarë nuk më pëlqen dhe nuk merrem fare. Unë jam shumë i lidhur me Xhesin, si nga ana mendore, fizike dhe shpirtërore. Përputhshmëria dhe përshtatja është më shumë se 100% dhe kjo është gjëja që është shumë e fortë, solide. Unë e gjej veten tek Xhesi, kur ako flet unë shoh veten me ambicie, që do bëj gjëra në jetë. E njëjta gjë dhe Xhesi me mua. Ne bëjmë çdo gjë me njëri-tjetrin, punët e shtëpisë, rrjetet sociale i kemi mbushur me video, edhe punën e bëjmë bashkë, tani kemi filluar të hapim një biznes bashkë. Që dhe në të ardhmen t’i kemi disa gjëra që na lidhin dhe më shumë.