Live From Tirana

Albi Buzali: “Nuk jetohet me vjehrrën…”

Best of Live From Tirana of 2025

Të ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, kanë qenë Albi Buzali, ish-konkurrent i “Përputhen” dhe partnerja e tij Xhesiana Zahoaliaj. Ata kanë folur më shumë për historinë e tyre të dashurisë, planet për martesë dhe jo vetëm…

Si e ke raportin me mamanë e Albit?

E kam shumë të mirë, më puth mua më shumë se Albin.

A jetohet me vjehrrën?

Albi: Jo, nuk jetohet me vjehrrën. As unë nuk do doja të jetoja me familjen e Xhesit, as Xhesi nuk do donte të jetonte me familjen time. Secili ka nevojë për hapësirën e vet dhe në çift ti ke nevojë për hapësirën tënde, për të bërë gjërat e tua personale. Edhe ne kemi nevojë të shohim njëri-tjetrin në mënyra dhe forma të ndryshme.

Xhesi: Gjithsesi është e diskutueshme. Mami im ka jetuar me vjehrrën, me gjyshen time. Jetës nuk i dihet si vjen. Nëse duhet të rrish me vjehrrën, do rrish, se nuk do ndahesh nga burri. Për sa kohë është mirëkuptimi dhe burri është ai që ndan mamanë nga gruaja, çdo gjë është në rregull.

Albi: Nuk jetohet me vjehrrën, sado marrëdhënie e mirë të jetë.