Lëvizja Vetëvendosje ka propozur caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Ky subjekt politik ka dorëzuar propozimin te presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në publikimin e dokumentit zyrtar në Facebook.
Sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për formimin e Qeverisë. Ende nuk është bërë e ditur për kohën se kur do të nisë seanca.
Kuvendi i Kosovës cilësohet i konstituar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare e legjislaturës së dhjetë dhe votimit të pesë nënkryetarëve: Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK, Kujtim Shalën nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.
Kronologjia
Kuvendi i Kosovës u konstituua më 11 shkurt me zgjedhjen e kryetares Albulena Haxhiu dhe pesë nënkryetarëve: Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllavko Simiq dhe Emillija Rexhepi.
Në fjalimin e saj të parë, Haxhiu tha se do të sigurojë funksionim me dinjitet të Kuvendit, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
Presidentja Vjosa Osmani bëri thirrje për bashkëpunim konstruktiv dhe një Kuvend plotësisht funksional, në shërbim të shtetit të së drejtës dhe agjendës euroatlantike.
Sonte pritet të mbahet edhe një seancë tjetër për votimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar te presidentja propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.