Gossip Showbiz

Aldo shpreh ndjenjat e tij! “Nuk po bëj lojë, më pëlqen…” Për kë e ka?

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother” mund ta quajmë si “ditën e sqarimeve” pasi shumë banorë kanë kryer biseda për të sqaruar keqkuptimet mes tyre.

Mbrëmjen e sotme, Aldo dhe Egli kanë vendosur të diskutojnë dhe të sqarohen lidhur me marrëdhënien e tyre shoqërore. Gjatë bisedës, ata kanë shqyrtuar ndikimin apo nxitjen e Gjestit dhe mundësinë që ai mund të ketë pasur në distancimin e tyre.

Aldo ka theksuar se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq ndaj Egli dhe se ka vepruar thjesht për të shprehur kujdes.

Nga ana e saj, Egli ka sqaruar se nuk ka folur keq për Aldon tek Livia dhe se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tij me të. Pas këtyre sqarimeve, Aldo ka shprehur ndjenjat e tij ndaj Livias, duke thënë:

Nuk po bëj lojë, nuk mundem… më pëlqen

Këto fjalë nënkuptojnë një pranim të ndjenjave të tij të sinqerta, dhe mesa duket, të pashmangshme për Livian.