Gossip

Alessandra Ambrosio shkëlqen me bikini në fushatën e re, romanca me Buck Palmer bëhet gjithnjë e më serioze!

Alessandra Ambrosio, 44 vjeçe, ka mahnitur sërish ndjekësit teksa pozon me bikini të bardha nga linja e saj e rrobave të banjës GAL Floripa, të krijuar së bashku me motrën dhe një miken e saj të ngushtë.

Supermodelja braziliane po promovon ofertat e Black Friday, ku koleksioni i saj arrin deri në 70% ulje, ndërsa në videot dhe fotot e realizuara në Brazil ajo shfaqet në formë perfekte, duke dëshmuar pse vazhdon të konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të pasarelave, shkruan DailyMail.

Kjo dalje vjen pak kohë pasi Ambrosio u rikthye në skenën e Victoria’s Secret, duke u rikthyer në botën e brendshmeve luksoze që e bëri të famshme globalisht.

Përveç karrierës, Alessandra po shijon edhe një periudhë të qëndrueshme në jetën personale.

Ajo është në një marrëdhënie romantike me stilistin Buck Palmer, dhe sipas burimeve për Daily Mail, lidhja e tyre është bërë shumë serioze, me çiftin që përshkruhet si “të dashuruar marrëzisht”.

Nuk përjashtohet as mundësia e një martese në të ardhmen, pasi miqtë e afërt tregojnë se modelja e sheh këtë lidhje si një nga më të fortat dhe më të qëndrueshmet e jetës së saj.

Ambrosio dhe Palmer e bënë romancën e tyre publike në Instagram në dhjetor 2024 dhe që prej asaj kohe janë parë shpesh bashkë në udhëtime, evente dhe momente familjare, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre po shkon drejt një hapi edhe më serioz.