Fashion Gossip

Hailey Bieber ndez Instagramin me fotosesionin e zjarrtë të Victoria’s Secret për Shën Valentin!

Hailey Bieber ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një fotosesion provokues për fushatën e Victoria’s Secret për Ditën e Shën Valentinit.

Modelja 29-vjeçare shfaqi barkun e tonifikuar teksa pozonte me të brendshme të kuqe, duke provuar një herë e mirë se nuk është shtatzënë me fëmijën e dytë me bashkëshortin Justin Bieber. Çifti tashmë është prindër i djalit Jack Blues, 14 muajsh.

Megjithëse kanë qarkulluar zëra për një shtatzëni të mundshme, Hailey ka thënë herë pas here se do t’i bëjë fansat të dinë vetë kur të ndodhë, pa mbajtur asgjë sekret.

Vitet e fundit, ajo ka treguar për Vogue se dëshiron të zgjerojë familjen në të ardhmen, pa dhënë detaje për kohën.

Postimi i saj i fundit mori shumë reagime nga miqtë e njohur. Khloé Kardashian komentoi:

Wow wow wow


Ndërsa Kylie Jenner shkroi:

Vday erdhi më shpejt!!!

Edhe Kourtney dhe Kim Kardashian, si dhe modele të tjera si Brooke Burke dhe Alessandra Ambrosio, shprehën pëlqimin për fotot.

Fushata e Victoria’s Secret, e titulluar “A Very VS Valentine’s” e përshkruan Hailey-n si “mbretëreshën e zemrës” për këtë sezon.

Ky është një kthim te imazhi sensual i markës pas përpjekjeve të disa viteve më parë për t’u bërë më “woke”, që nuk arritën të tërhiqnin fansat.

Përtej fotosesionit, Hailey foli edhe për përvojën e saj si nënë. Ajo tregoi për GQ se përpiqet t’i veshë djalin me rroba të thjeshta dhe të rehatshme, duke shmangur printimet dhe detajet e tepërta, dhe se Justin gjithashtu ka stilin e tij të veçantë për Jack.

Hailey shtoi se kujdesi për lëkurën e tij është pjesë e rutinës së përditshme:

Çdo natë shkoj në krevat si një “baby glazed doughnut”


Duke folur për shtatzëninë dhe nënësinë, Hailey tha se tani ndihet shumë më e përgatitur nëse vendosin të kenë një fëmijë tjetër:

Nuk ka asgjë që mund të të përgatisë plotësisht për të bërë një fëmijë derisa ta bësh vetë. Por tani ndihem shumë më e përgatitur për një herë të dytë.


Ajo përshkroi gjithashtu përvojën e nënësisë si një proces shpirtëror:

Kur sjell një jetë në botë, thellësia e shpirtit tënd zgjerohet. Është padyshim një përvojë shpirtërore dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë për mua.