Alessandra Ambrosio ka rikthyer vëmendjen e fansave me disa foto mahnitëse nga pushimet në Bali, por ajo që ka marrë gjithë vëmendjen nuk janë vetëm pamjet me bikini… por një detaj i vogël në dorën e saj.
Supermodelja u shfaq me një unazë në gisht, duke nxitur menjëherë spekulime për një hap serioz në marrëdhënien e saj me stilistin e bizhuterive Buck Palmer.
Bali… me agimin e parë
-shkroi ajo në postim, duke zbuluar se ishte pikërisht partneri i saj ai që kishte realizuar fotot intime dhe artistike.
Sipas burimeve për Daily Mail, marrëdhënia e tyre është bërë shumë serioze që nga fundi i vitit 2024, dhe unaza mund të jetë një sinjal i qartë për një fejesë të afërt.
Madje, nuk përjashtohet mundësia që vetë Palmer, i njohur për krijimet e tij në bizhuteri, ta ketë dizajnuar unazën.
Ambrosio duket se po jeton një periudhë të lumtur, ndërsa partneri i saj përshkruhet si aventurier dhe i përkushtuar, një kombinim që, sipas të afërmve, e plotëson atë në mënyrë perfekte.
Më herët, modelja ka qenë e fejuar me biznesmenin Jamie Mazur, me të cilin ka dy fëmijë, si dhe ka pasur lidhje me Nicolo Oddi dhe Richard Lee. Nga ana tjetër, Palmer ka qenë i martuar me modelen Ashley Hart.
Përveç jetës personale, Ambrosio vazhdon të jetë aktive në biznes, duke zhvilluar markën e saj të veshjeve të plazhit GAL Floripa.