BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Lajmet e fundit Showbiz

Alessio rrëfehet: E humba fare kur pashë nga afër Keith Richards! I adhuroja Rolling Stones! Njoh VIP-a pafund!

Një ditë pas 28-vjetorit të Top Albania Radio-s, rikthehet BBV – Live nga shtëpia, me protagonistë banorët e “BBV5”. Personazhet më të komentuar të momentit vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur studio radiofonike. Mos e humbisni këtë takim deri në orën 18:00.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Moderatorë e të ftuar, banorët janë ndarë në panele. Alesio i ftuari i parë i Stenaldos  dhe Shëndritit. Ky i fundit në hyrje të bisedës tha se Alesio është prej atyre që e ka mbajtur tregun e muzikës në nivele të larta.

Shëndrit: Alesio a po të mungon jeta jashtë BBV5?

“Unë kam punuar me shumë personazhe të famshëm, i kam sjellë në vendin tim, tani rruga është hapur për shumë yje, por unë jam i kënaqur që kam bërë gjithcka për vendin tim.

Shëndrit: Si është të kesh një raport me Ed Shiran?

Alessio: “Ai është absolutisht… e dini si flet… (Qeshin dhe e imitojnë). Kam pasur rastin të takoj shumë yje, por po ju tregoj një episod. Isha i fiksuar me “Rolling Stones”. Një moment në back stage shkoj në tualet dhe shoh legjendën e grupit… Keith Richards… Hej më thotë? Unë ngriva. Këtë nuk do ta harroj kurrë. Nuk më kishte ndodhur më parë të ndihesha në atë mënyrë kur shihja dikë të famshëm”.