Një teori e re nga astrofizikani Robin Cordet sugjeron se alienët mund të ekzistojnë por jo si superqenie me teknologji të pamendueshme. Sipas tij, ata janë vetëm pak më të avancuar se ne. Jo udhëtime me shpejtësinë e dritës, jo megastruktura, jo sinjale të fuqishme. Thjesht civilizime “modeste” që, ashtu si ne, nuk kanë mjetet për të zbuluar të tjerët në galaksi.
Dr. Robin Corbet, shkencëtar i NASA-s, ka pohuar se alienët mund të kenë ndaluar së përpjekuri të kontaktojnë njerëzit për shkak të mërzisë ose mungesës së motivimit. Çështja nëse jemi vetëm në univers është një çështje komplekse që i ka ngatërruar shkencëtarët për shekuj me radhë.
Ndërsa nuk ka prova përfundimtare të jetës jashtëtokësore, kërkimi është ende në vazhdim. Disa ekspertë thonë se ka shumë arsye bindëse për të besuar se mundësia e ekzistencës së jetës diku tjetër në univers është mjaft e lartë. Në një punim të ri, A Less Terrifying Universe? Mundanity as an Explanation for the Fermi Paradox, Corbin flet për parimin e “mundësisë radikale”. Artikulli përmend se jashtëtokësorët nuk kanë teknologji tepër të përparuar. Në vend të kësaj, qytetërimet kanë teknologji jo më mbresëlënëse se ajo që kemi ne.
Përpjekja për të kuptuar se si do të reagonte njerëzimi ndaj një mesazhi nga alienët ka qenë një temë e diskutuar për vite me radhë. Në vitet 1970, NASA dërgoi sinjale radio përmes rrjetit Deep Space Network, të cilat mund të kapen nga alienët, nëse ekzistojnë. Përgjigjet e mundshme nga ata mund të mbërrijnë në Tokë deri në vitin 2029 dhe të pranohen nga teleskopët kryesorë si Very Large Array (VLA) në SHBA, FAST në Kinë dhe Parkes Telescope në Australi.
Sipas Sylvester Kaczmarek, një ish-ekspert i NASA-s, ende nuk ka një protokoll të miratuar globalisht për mënyrën e përgjigjes ndaj një mesazhi të tillë. Organizata si Search for Extraterrestrial Intelligence (SETI) kanë propozuar disa metoda veprimi, por çdo reagim do të kërkonte analiza të gjata dhe shumëfish konfirmimesh, që mund të zgjasin javë apo muaj.