Celebrities Lancio Music

Alis Kallaçi në “Lancio”/ “S’ta kam than” ngjit artistin e ri në majat e “The Top List”!

Alis Kallaçi ishte i ftuar në emisionin “Lancio” me Erma Micin dhe Sofia Kotepano në Top Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit rrugëtimin e tij si një artist i ri në skenën muzikore shqiptare. Në moshën 21-vjeçare ka arritur të bëjë një emër të rëndësishëm në skenën muzikore. Ai ka përfunduar studimet për piano, ku ka fituar çmime të ndryshme në kompeticione për këngë dhe piano, duke dëshmuar aftësitë e tij muzikore.

Në karrierën e tij në internet, Alis ka publikuar duetet e para, përfshirë “Se të dua” me Arilena Arën më 9 qershor 2024, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Më tej, kënga e tij e fundit “S’ta kam than” është përfshirë në listën e “The Top List”, duke dëshmuar se Alisi vazhdon të konsolidojë pozicionin si një zë premtues i muzikës së re në Shqipëri. Stili i tij, që përzien elementë autentik dhe modern, i ka dhënë një identitet unik në skenën muzikore shqiptare.

Çfarë është diçka që ka ndryshuar nga intervista e tij e fundit në këtë emision?

Asgjë. Jam po i njëjti. Në fakt, ka një gjë të vogël. Thjesht po punoj pak më shumë. 

Përsa i përket punës, ai ka disa muaj që po përgatit diçka të veçantë për ndjekësit e tij në studion muzikore. Për më shumë, ai na zbulon:

Nuk e di as vetë. Thjesht jam duke eksperimentuar. Uroj të mos helmohem, por besoj që do të dalë diçka e mirë them.

Siç edhe e lartpërmendëm, ai sapo ka publikuar “S’ta kam than”, e cila momentalisht është pozicionuar në vendin e 33-të në “The Top List”. Si erdhi idea për këtë projekt?

Kjo ka dalë në mënyrën më spontane. Ne u mblodhëm në studio me Albanin dhe vjen, unë i them gjeniu, Erjeti që është producenti i këngës dhe ai thjesht u ul në tavolinë. Vetëm një fjalë i kam thënë ‘si je, si kalove’. Kaq ka qenë muhabeti. U ul, hapi laptopin dhe mbaroi kënga. Kjo ndodhi.

Përsa i përket kompozimit të këngës, Alisi shtoi:

Ne kemi bashkëpunuar në grup me Albanin, që e përshëndes shumë. Ato pjesë që unë kam shkruajtur ishin pjesë që kam ruajtur anën time profesionale dhe që tregoj pak vokal. Gjithmonë kjo ishte që the ti ‘pse ke harxhuar kaq shumë kohë në studio’. Është pikërisht për të. Se si ta mbaj atë përqindjen e vogël të Alisit pa e vrarë energjinë e këngës.