Gossip

Allison Williams zbulon “rregullin magjik” që mban martesën e saj perfekte!

Allison Williams dhe Alexander Dreymon kanë mahnitur publikun me paraqitjen e tyre plot dashuri në premierën e filmit “Regretting You” në Los Angeles, duke treguar se janë më të lumtur se kurrë.

Aktorja e njohur nga seriali “Girls” u shfaq elegante me një fustan të kuq të errët, ndërsa bashkëshorti i saj, aktori gjerman Alexander Dreymon, zgjodhi një pamje klasike me xhaketë kadifeje dhe pantallona të zeza.

Dyshja pozuan të buzëqeshur e të përqafuar në tapetin e kuq, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme.

Në një prononcim për mediat, çifti zbuloi edhe “sekretin” e martesës së tyre të suksesshme: ata nuk lejojnë kurrë të kalojnë më shumë se dy javë larg njëri-tjetrit, pavarësisht axhendave të ngjeshura.

Ky është një rregull që e ndjekim gjithmonë. Na mban të lidhur dhe na kujton pse e duam këtë jetë bashkë

-tha Williams.

Rregulli i tyre i ngjan atij që ndjek edhe Julia Roberts me bashkëshortin Danny Moder — një mënyrë e thjeshtë, por efektive për të ruajtur afërsinë dhe harmoninë.

Rikthimi i tyre publik, i shoqëruar me këtë rrëfim intim, i ka bërë Allison dhe Alexander një nga çiftet më të pëlqyera dhe të përfolura të momentit në Hollywood.