Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Alpha School – Shkolla ku mesuesit… janë robotë!
Po, njerëz, Amerika e ka bërë prapë: ka krijuar një shkollë ku nuk ka mësues – dhe jo, kjo s’është ndonjë ëndërr e ndonjë nxënësi rebel. Ky është realitet. Quhet Alpha School, dhe është një zinxhir shkollash në Texas dhe Florida, ku fëmijët mësojnë vetëm 2 orë në ditë me AI dhe pjesën tjetër bëjnë… jetë! (Po, jetë!)
Pra, harrojeni mësuesen – tani është një aplikacion që ju jep notën… dhe s’ka emocione për t’ju falur! Platforma “2 Hour Learning” përmban aplikacione të zgjuara që të mësojnë gjithçka – nga matematika te letërsia. Por a funksionon vërtet? Të dhënat janë… të tyret. S’kemi prova të jashtme. Si të thuash, “e kam bërë detyrën por e kam harruar në shtëpi!”