Gossip Showbiz

Alyssa Milano merr vendimin e jetës: “Sot jam e lirë!” Çfarë ndodhi?

Aktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano, ka ndarë një vendim të rëndësishëm personal me ndjekësit e saj në Instagram: heqjen e implanteve të silikonit në gjoks.

Në një postim të shoqëruar me foto nga spitali, Milano e cilësoi këtë hap si “çlirimin e një trupi që për vite është seksualizuar dhe abuzuar”.

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte besuar se implantet ishin të domosdoshme për ta bërë të duket më e dashur, e suksesshme dhe e tërheqshme.

Aktorja shpjegoi se ky vendim është edhe një mesazh për vajzën e saj 11-vjeçare, Bella, me shpresën që ta mbrojë nga pritshmëritë e pashëndetshme dhe stereotipet mbi trupin e femrës.

Megjithatë, ajo theksoi se kjo zgjedhje nuk është një udhëzim për të gjitha gratë, duke pranuar se shumë prej tyre ndihen të fuqizuara duke mbajtur implantet.

Sot jam e dashur, femërore, tërheqëse dhe e suksesshme. Asgjë nga kjo nuk ka të bëjë me implantet. Sot jam vetvetja ime autentike. Sot jam e lirë

-shkroi Milano, duke marrë menjëherë mbështetje dhe përgëzime nga miqtë dhe personazhet e njohur të botës së artit.