Aktualitet

Ambasadorja franceze: Muajt e ardhshëm vendimtare për Shqipërinë!

Ambasada franceze në Tiranë organizoi një festë me rastin e Ditës së Bastijës, e njohur ndryshe edhe si ditë Kombëtare e Francës. Në fjalën e saj ambasadorja franceze, Christina Vasak citoi Ismail Kadarenë kur tha se “Shqipëria është shteti më i hapur drejt ndërtimit evropian”. Ndërkaq ajo tha se: “Puna për Shqipërinë sapo ka filluar dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë ose ndryshe takimi në qershorin e ardhshëm do të prishet”.