Bota

Amerika Latine dhe Karaibet janë epiqendra e re botërore e koronavirusit

Amerika Latine dhe Karaibet janë epiqendra e re botërore e koronavirusit. Në këtë rajon, ndër më të goditurit nga pandemia, numërohen mbi 213 mijë viktima, shifër më e lartë se në Europë, ku nga COVID-19 kanë ndërruar jetë më shumë se 212 mijë persona. Në 7 ditët e fundit, vihet re se një në dy vdekje në botë ka ndodhur në Amerikën Latine ku numërohen mbi 5 milionë e 300 mijë të infektuar, me Brazilin që kryeson.  Në botë ka shkuar në rreth 19 milionë e 400 mijë numri i rasteve e në mbi 721 mijë i viktimave.