Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur sërish dëshirën që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, gjatë një takimi me gazetarët në Zyrën Ovale.
“Po të ‘luhej loja’ me rregulla siç duhet, 100% Kanadaja do bëhet shteti i 51 i SHBA,” tha Trump.
“Ne nuk trajtohemi mirë nga Kanadaja, dhe duhet të trajtohemi më mirë,” tha Trump, duke treguar vendosmërinë e tarifave të vendosura nga SHBA.
Gjatë ditës, Trump ka zhvillua një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, ndërsa një tjetër është planifikuar por ende nuk dihen detaje.
Gjatë një bisede të mëparshme, Trump kishte theksuar se SHBA-ja nuk trajtohet mirë nga Kanadaja. Ai shtoi se Kanadaja është shumë e fortë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Amerika nuk ka nevojë për Kanadanë për prodhimin e makinave, drurit apo produkteve bujqësore.
Justin Trudeau, kryeministri kanadez, foli sërish me presidentin Trump por me sa duket nuk është bërë përparim në anulimin apo shtyrjen e tarifave ndaj Kanadasë.
Vendimi do të hyjë në fuqi të hënën në mesnatë. Të dy liderë do të bisedojnë përsëri këtë pasdite, në 15:00 me orën amerikane.
Trudeau ka postuar në X videon e fjalimit të tij të djeshëm, në të cilin ai shkroi: “Në orët më të errëta të SHBA-së, Kanadaja ka qenë gjithmonë aty për të”.
Ai përmendi Luftën e Dytë Botërore dhe sulmet e 11 shtatorit, duke theksuar historinë e përbashkët dhe vitet e bashkëpunimit me SHBA-në.
“Nëse Presidenti Trump dëshiron të fillojë një epokë të artë për Shtetet e Bashkuara, rruga më e mirë është të bashkëpunojë me Kanadanë, jo të na ndëshkojë”, tha ai.