Bota

Amerika rrit angazhimin në Ballkanin Perëndimor

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën, Ëess Mitchell bëri një pasqyrë të politikës së Uashingtonit në Europë. Në një seancë dëgjimore në Senat, diplomati veçoi presionet e Rusisë e të Kinës, valën rekord të emigracionit, ambiciet e Iranit në Mesdhe dhe një krizë besimi në institucionet europiane. Mitchell nënvizoi se Amerika po rrit angazhimin në Ballkanin Perëndimor. Ai përmendi mbështetjen për arritjen e marrëveshjes lidhur me emrin e Maqedonisë, shtimin e komunikimit me Serbinë e Kosovën, si dhe promovimin e reformave në Bosnje.