Bota

Amerika rrit shpenzimet ushtarake

Shtetet e Bashkuara rrisin shpenzimet për Ushtrinë, për të parën herë në 7 vjet. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes me seli në Stokholm, kjo reflekton politikën e administratës Trump, e cila prej 2017-ës ka nxitur programin e ri për armët. Me rritjen 649 miliardë dollarë, Buxheti Ushtarak i Amerikës, lë pas ato të Kinës, Arabisë Saudite, Indisë e Francës.      Rusia nuk gjendet më në pesëshen e parë dhe buxheti i saj ushtarak është zvogëluar që nga 2016-ta. Bazuar në raportin e Institutit të Paqes, në të gjithë Botën, 2018-ta u shënua nga rritja e shpenzimeve për Ushtrinë në rreth 2.6% apo 1.8 trilion dollarë.