Health & Beauty

Sa shpesh duhet t’i lani sutjenat?! Dilema merr fund…

Ekspertët rekomandojnë të lani sutjenat pas çdo dy deri në katër përdorimesh, për të ruajtur higjienën dhe shëndetin e lëkurës, thotë Dr. Mokaya, dermatologe. Gjinekologia Christine Greves sugjeron t’i lajme pas dy-tri përdorimesh. Sa shpesh duhet të lahen varet nga faktorë si niveli i aktivitetit, stina e vitit (një person djersitet më shumë në verë), ndjenja e erës trupore, dhe produktet që përdorni në trup si parfume apo kremra.

Mënyra më e mirë për t’i larë është me dorë, me detergjent të butë dhe ujë të ftohtë. Nëse përdorni lavatriçen, vendosini në një qese të veçantë për të ruajtur formën e tyre dhe përdorni program delikat. Mos i thani në lavatriçe, por varini për t’u tharë.

Nëse nuk i lani rregullisht, në to mund të grumbullohen djersë, papastërti dhe qeliza të vdekura, që mund të shkaktojnë infeksione si folikuliti dhe kandidaza, si dhe irritime apo akne.

Për të zgjatur kohën ndërmjet larjeve, përdorni antiperspirant, shmangni djersitjen e tepërt dhe mos flini me to nëse nuk është e nevojshme. Sutjenat sportive duhet larë pas çdo përdorimi, ndërsa ato për gjidhënie të ndryshohen çdo një deri në dy ditë. Larja e rregullt ruan shëndetin e lëkurës dhe freskinë tuaj.