Amy Schumer ka rikthyer vëmendjen e publikut me një transformim të jashtëzakonshëm fizik dhe emocional, teksa publikoi disa foto provokuese me bikini në Instagram, në një moment delikat të jetës së saj personale, pas ndarjes nga bashkëshorti Chris Fischer.
Komediania 44-vjeçare u shfaq më në formë se kurrë, duke ekspozuar trupin e saj të tonifikuar në disa veshje plazhi nga markat Eres dhe The Row.
Në njërën prej fotove, Amy pozon me një bikini të kuqe pa rripa, që nxjerr në pah belin e hollë, ndërsa në një tjetër shfaqet me bikini të zeza, pa grim dhe pa filtra.
Fotot m’i bëri mamaja ime ndërsa po bëja gati valixhen për udhëtim. Kjo është një vit për kujdes ndaj vetes dhe dashuri për veten. Pa makeup. Pa filtra
-shkroi ajo krahas postimit, duke shtuar edhe një mesazh reflektues për shëndetin, familjen dhe miqtë.
Pa pendesa. Vetëm dashuri.
Amy zbuloi se ka humbur rreth 50 kilogramë me ndihmën e medikamentit Mounjaro, pas një eksperience të vështirë me Ozempic. Ajo ka qenë e hapur për betejat e saj shëndetësore, përfshirë sindromën Cushing dhe periudhën e perimenopauzës, të cilat ndikuan ndjeshëm në trupin dhe mirëqenien e saj.
Postimi u prit me reagime entuziaste nga miqtë e saj të famshëm. Paris Hilton, Courteney Cox, Jennifer Coolidge dhe Paulina Porizkova e përgëzuan publikisht, duke e cilësuar si të bukur, të fortë dhe frymëzuese.
Transformimi vjen vetëm pak javë pas konfirmimit të divorcit nga Chris Fischer, me të cilin Amy ishte e martuar prej vitit 2018 dhe ka një djalë, Gene.
Ajo ka theksuar se ndarja nuk ka lidhje me humbjen në peshë dhe se mes tyre ka respekt dhe marrëdhënie miqësore për hir të fëmijës.
Me humorin që e karakterizon, Amy e nisi vitin e ri si beqare, duke treguar se sot prioriteti i saj është shëndeti, paqja e brendshme dhe dashuria për veten, një mesazh që ka gjetur jehonë të fortë te ndjekësit e saj.