Tech

Android 16 vjen me RISI!

Funksioni i ri Identity Check (Verifikimi i Identitetit) u prezantua në muajin dhjetor dhe Samsung tashmë e ka përfshirë në versionin e vet One UI 7 të bazuar në Android 15. Megjithatë, të tjerët do të duhet të presin deri në Android 16 për ta pasur këtë funksion. Identity Check funksionon duke kërkuar autentifikim ekskluzivisht përmes biometrisë (si gjurmë gishti ose skanim fytyre), përpara se përdoruesi të mund të ndryshojë cilësimet kryesore të sigurisë ose të ketë qasje te fjalëkalimet e ruajtura dhe të dhëna të tjera sensitive.

Ajo që e veçon këtë funksion nga të tjerët është se nuk lejon një opsion rezervë si PIN-i apo fjalëkalimi pra, biometria është e detyrueshme. Qëllimi i këtij funksioni është të parandalojë hajdutët që, pasi të kenë vjedhur pajisjen, të ndryshojnë llogaritë apo të vjedhin kredencialet e qasjes. Nëse nuk kanë gjurmën e gishtit të pronarit ose fytyrën e tij/saj, nuk do të mund të marrin informacionin kritik përveç nëse ndodh një rast i shtrëngimit fizik, çka nuk quhet më “vjedhje e zakonshme”, por krim i rëndë.

Për shkak se Google iu desh të ndryshojë mënyrën bazë të funksionimit të autentifikimit biometrik për të hequr opsionet rezervë, Identity Check nuk mund të shtohet përmes Play Storet apo përmes një përditësimi të vogël, është i nevojshëm një përditësim i plotë i sistemit Android. Samsung u përshtat shpejt dhe e futi këtë mbrojtje përmes One UI 7, ndërsa nga prodhuesit e tjerë pritet që ta përfshijnë kur të dalë Android 16.

Pajisjet Android do të rinisen automatikisht në të ardhmen nëse nuk janë zhbllokuar për një kohë të gjatë. Kjo veçori e re e sigurisë do të prezantohet, sipas njoftimeve, për të mbrojtur më mirë të dhënat e përdoruesve. Opsioni i ri, që është pjesë e përditësimit më të fundit të shërbimeve Google Play, parashikon që telefoni ose tableti do të riniset automatikisht nëse qëndron i bllokuar për tri ditë rresht. Pas rinisjes, përdoruesi duhet të fusë PIN-in për të hyrë në pajisje, metodat biometrike të zhbllokimit (si gjurmët e gishtave ose njohja e fytyrës) do të çaktivizohen përkohësisht derisa të jepet kodi.