Një anije e Marinës Meksikane u përplas me urën e Bruklinit, dy viktima dhe 19 të plagosur, dy në gjendje të rëndë. Përplasja këputi të tre shtyllat e mjetit lundrues, çka çoi në një operacion shpëtimi nën monumentin ikonë të Nju Jorkut. Cuauhtémoc, i ndërtuar në vitin 1982, u dëmtua nga aksidenti. Anija me 277 persona, humbi kontrollin dhe u përplas në urë. Asnjë person nuk ra në ujë.


Në rrjetet sociale u publikuan video të shumta nga dëshmitarë okularë. Pamjet treguan trafik të rënduar në hapësirën e urës dhe disa marinarë të varur në direqet e dëmtuar. I pezulluar nga përplasja, trafiku u rihap pas kontrolleve fillestare në strukturën e urës.
Imazhet e shpërndara në internet tregojnë Cuauhtemoc-un, me velat e zhveshura dhe dritat e zhvendosura ndërsa tre direkët u këputën njëri pas tjetrit nën urë, duke u përplasur në East River.
Menjëherë pas aksidentit, marina meksikane njoftoi në një deklaratë se 22 persona në bord ishin plagosur, tre prej tyre më rëndë. Më pas u konfirmuan dy viktima dhe dy vetë në gjendje kritike.
Anija humbi kontrollin teksa kapiteni ishte duke manovruar dhe iu drejtua pjesës anësore të urës së Bruklinit. Kishte panik në anije, tregoi një dëshmitar.
Shumë ulërima, disa marinarë të varur në direkë, dukej sikur kishte panik në anije. Nuk pashë njeri të binte në ujë. Gjëja që më goditi më shumë ishte paniku dhe dikush që nga larg na bënte me shenjë të largoheshim nga pika ku ndodheshim.
Ura që lidh Bruklinin me Manhatanin u mbyll për rreth 40 minuta.