Live From Tirana

Anila Hoxha refuzon të flasë për dashurinë: “Nuk ta jap përgjigjen, me kushtin që…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për një bisedë pa doreza, nga profesioni i saj e deri te jeta personale…

Ronaldo: A je e dashuruar ti Anila? Kjo është pyetje jo shumë profesionale, por është bukur të flasim dhe për dashurinë…

Anila: Patjetër që është bukur të flasësh për dashurinë. 

Ronaldo: Të vendosësh Anila Hoxhën paksa jo në rehati, për mua është rast i rrallë…

Anila: Më vendose pak, nuk e prisja. 

Ronaldo: Çfarë është dashuria për ty?

Anila: Unë e prisja që ti të bëje pyetje të guximshme, se pak a shumë ta kam ndërtuar profilin. E guximshme në sensin që, duke ndjekur se çfarë unë kam vendosur të ndaj me publikun, isha e bindur që nuk do bëje pyetje të tipit: “A je e martuar?”, “Je beqare?”, “Je e dashuruar?”, sepse jam përpjekur dhe gjithmonë kam vendosur që t’i shpëtoj përgjigjeve.

Ronaldo: Por dashuria është e bukur, është mirë të japim dhe mesazhe të tilla…

Anila: Kur të shoh që nuk merr përgjigje dhe përpiqesh nga të gjitha anët… Edhe unë do këmbëngulja dhe do insistoja me disa mënyra për të marrë një përgjigje, kur kërkoj një përgjigje. Patjetër që dashuria është e bukur dhe ka disa lloje dashurish. E para dhe e rëndësishmja është dashuria për veten, për njerëzit. Ne përditë takojmë dhe njerëz që nuk i duan njerëzit, ka shumë. Dhe kjo pastaj kthehet në një frymë, që ndonjëherë mund të duket dhe si ‘epidemia e ligësisë’. Dhe themi si ka mundësi u arrit deri këtu. Pastaj është ajo dashuria e bukur që ti mezi po pret një përgjigje, pret me insistim një përgjigje… Por që unë nuk do ta jap, me kushtin që kur të vij herën tjetër ta jap një përgjigje…