Gossip Live From Tirana

Anisa Musta: “Gjesti më i papjekuri, BBV e fiton Rozana!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Musta. Ajo ka komentuar banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP 4”, si dhe lojën e tyre. Kush mund të shkojë në finale dhe ta fitojë BBV sipas saj?

Shumë kanë thënë që dyshja e fundit në finale do të ndahet mes Gjestit dhe Rozanës, si e sheh ti?

Tek Gjesti kam ato dyshimet e mia, sepse Gjesti mendoj se ka qenë ndër ato lojtarët që ka ditur të bëjë strategji, ka ditur t’i përdorë të gjithë gurët që i kanë ardhur në dorë. Ka bërë dhe ato thyerjet e rregullave, që sigurisht kanë shkaktuar debate, e kanë vendosur në qendër të vëmendjes. Mendoj se është një ndër personazhet me durimin më të madh që ka pasur ndonjëherë “Big Brother”. Ka gati 6 muaj izolim. Mendoj që fakti që është eksperienca e dytë e “Big Brother” e ka ndihmuar goxha. Edhe pse mendoj se Gjestit pak a shumë i është bërë si stil jetese tani. Ai ndoshta vështirësinë më të madhe do ta ketë kur të dalë jashtë dhe të mësohet me jetën reale. Dhe mendoj se e ka ndihmuar ky fakt që kaloi nga një format në formatin tjetër.

Ndërsa Rozana mendoj se ka qenë më shumë konfliktuale, por jo aq strategjike. Rozana lojën e saj e ka ngritur nëpërmjet debateve, në çdo prime është diskutuar për debatet që ajo ka pasur me gjithë banorët e shtëpisë. Ka qenë një ndër ato lojtarë që ka ditur të mbajë aleatë pranë vetes, por tashmë i ka larguar me afrimin e finales. Por tek Gjesti kam atë dyshimin tim sepse më duket pak i papjekur, ndoshta nga mosha, ndoshta nga mungesa e eksperiencës. Në krahasim me këto lojtarët e tjerë që unë ndaj finalen, mendoj se është më i papjekuri. Nëse do dinte ta artikulonte pak më mirë ose t’i mbronte argumentet e tij pak më mirë, do të ishte një fitues potencial dhe do isha shumë e kënaqur po ta fitonte BBV.