Health & Beauty

Ankthi e depresioni prek edhe të vegjlit tuaj, ja si ta kuptoni se çfarë përjetojnë ata…

Ankthi

Disa nga çrregullimet e ndryshme të ankthit mund të jenë:

• Të pasurit frikë kur janë larg prindërve (ankthi i ndarjes).

• Të pasurit frikë ekstreme nga diçka/dikush ose për një situatë specifike, siç janë qentë, insektet ose vizitat tek mjeku (fobi).

• Të pasurit frikë nga shkolla apo vendet e tjera ku ka njerëz (ankthi shoqëror).

• Të qenit i shqetësuar për të ardhmen dhe për gjërat e këqija që mund të ndodhin.

• Pasja e episodeve të përsëritura të frikës, që mund të vijë me simptoma si rrahjet e zemrës, probleme me frymëmarrjen ose marrje mendsh.

• Simptomat e ankthit mund të përfshijnë gjithashtu probleme me gjumin, lodhje fizike, dhimbje koke ose dhimbje stomaku.

Depresioni

Disa shembuj që mund të karakterizojnë depresionin tek fëmija juaj janë:

• Ndihen të trishtuar për një kohë të gjatë.

• Humbja e dëshirës për t’u kënaqur apo për të bërë gjëra argëtuese.

• Shfaqja e ndryshimeve në mënyrën e të ngrënit – duke ngrënë shumë më shumë ose duke ngrënë më pak.

• Shfaqja e ndryshimeve në orarin e gjumit.

• Shfaqja e ndryshimeve në energji – të qenit i lodhur, i ngadaltë ose i tensionuar dhe i shqetësuar për një kohë të gjatë.

• Ndjesi të të qenit i pavlefshëm, i padobishëm ose fajtor.

Si mund ta trajtoni ankthin dhe depresionin tek fëmija?

Hapi parë është të flisni me një specialist të shëndetit mendor. Disa nga shenjat e ankthit ose depresionit mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, siç është trauma. Një profesionist i shëndetit mendor mund të zhvillojë plane terapie, e cila mund të përfshijë terapi për fëmijë, terapi familjare ose kombinim i të dyjave. Gjithashtu, edhe shkolla mund të bëhet pjesë e terapisë së fëmijës. Mos e neglizhoni mirëqenien mendore tek fëmija!