Celebrities Gossip Showbiz

Anya Taylor-Joy shfaqet e lumtur krah bashkëshortit, pasi rrëfeu bullizmin që përjetoi në fëmijëri!

Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy është fotografuar në rrugët e New York-ut krah bashkëshortit të saj, Malcolm McRae, vetëm pak ditë pasi foli hapur për periudhën e vështirë që përjetoi gjatë viteve të shkollës.

Ylli 30-vjeçar u pa e kapur për krahu me partnerin e saj gjatë një shëtitjeje në qytet, ndërsa çifti dukej në humor të mirë dhe shumë i afërt.

Anya kishte zgjedhur një stil elegant dhe minimalist, e veshur me një pallto blu të hapur, një bluzë të bardhë dhe xhinse, të cilat i kombinoi me këpucë të bardha me taka dhe syze dielli të zeza. Nga ana tjetër, Malcolm McRae u shfaq me një veshje më casual, duke zgjedhur një bluzë gri të errët, xhinse dhe çizme kafe.

Dalja e tyre vjen pasi aktorja e njohur e “The Queen’s Gambit” tregoi se ishte bullizuar gjatë fëmijërisë për shkak të pamjes së saj. Në një intervistë të fundit, ajo rrëfeu se shpesh ndihej e përjashtuar nga bashkëmoshatarët dhe përballej me komente të vazhdueshme lidhur me paraqitjen e saj.

Anya u shpërngul nga Argjentina në Londër në moshën gjashtëvjeçare dhe filloi shkollimin në një shkollë private në South Kensington. Ajo ka treguar se periudha e përshtatjes ishte e vështirë dhe se shpesh ndihej ndryshe nga të tjerët.

Megjithatë, jeta e saj mori një kthesë të madhe kur, ende adoleshente, u zbulua nga një agjenci mode. Një takim i rastësishëm pranë Harrods-it i hapi rrugën drejt botës së modës dhe më pas drejt aktrimit.

Sot, Anya Taylor-Joy konsiderohet një nga aktoret më të suksesshme të brezit të saj, ndërsa martesa e saj me muzikantin Malcolm McRae, me të cilin u martua në vitin 2022, vazhdon të jetë një nga historitë më të dashura të Hollywood-it.

Paraqitja e tyre e fundit në New York tregoi një çift të lumtur dhe të qetë, ndërsa aktorja vazhdon të frymëzojë fansat duke folur hapur për sfidat që ka kaluar para se të arrinte suksesin.