Anya Taylor-Joy ka zbuluar sesi nisi historia e saj e dashurisë me bashkëshortin, muzikantin Malcolm McRae. Gjatë një interviste në ‘The Drew Barrymore Show’, aktorja 28-vjeçare rrëfeu se ata u njohën në një studio muzikore dhe se kishin të njëjtën ditëlindje. “Gjëja e parë që më tha ishte: Kur e ke ditëlindjen? Unë i thashë: 16 Prill. Ai u përgjigj: E dija!”-kujtoi ajo. Taylor-Joy u martua me McRae, në prill 2022 në New Orleans, përpara se të bënin një ceremoni të dytë në Venecia në tetor 2023.
Ajo e përshkroi partnerin e saj si “gjysmën tjetër” të saj, duke shtuar: “Ndihem e inkurajuar të rritem në mënyrat më të bukura dhe të papritura sepse ai më siguron një bazë të sigurt dhe ushqyese.” Aktorja zbuloi gjithashtu se McRae i propozoi “aksidentalisht” në stolin e Forrest Gump në Savannah, një moment që e emocionoi thellësisht. “Ai është një djalë nga Alabama dhe unë jam bionde, thjesht ndodhi”-tha ajo me humor.
Rikujtojmë se Anya Taylor Joy u pyet së fundmi në një intervistë të fundit për rolin që ëndërron t’i ofrohet në një moment gjatë karrierës së saj. Siç u përgjigj ajo, bëhet fjalë për rolin e Elsës në filmin e animuar, ‘Frozen’. Aktorja 28-vjeçare theksoi se do të donte të bënte një muzikal pasi është e varur nga puna e palodhur. Ndërkohë, ajo shprehu dëshirën e saj për të luajtur mbretëreshën e ‘Frozen’, në rast të një versioni ‘live-action’ të filmit.
“Mendoj se Frozen do të ishte shumë i lezetshëm”-u përgjigj Taylor Joy kur u pyet për rolin e saj të ëndrrave, ndërsa deklaroi gjithashtu se është një fanse e Disney. “Do të ishte shumë argëtuese të gjuash akull nga dora jote. Gjithashtu, do të ishit të preferuar në çdo festë për ditëlindjen e fëmijëve. Të gjithë vëllezërit e motrat e mia kanë fëmijë tani, kështu që unë do të doja që ata të mund të thoshin ‘tezja ime është Elsa’. Kjo do të ishte perfekte”-shtoi aktorja.