Tech

Aplikacioni “A je gjallë”, viral mes të rinjve që jetojnë vetëm!

Një aplikacion me funksion praktik, po pushton Kinën dhe po bëhet veçanërisht popullor mes të rinjve që jetojnë vetëm në qytetet e mëdha. Quhet “Are You Dead?” (A je gjallë?). Përdoruesi duhet të konfirmojë çdo dy ditë se është gjallë, duke shtypur një buton në aplikacion. Nëse kjo nuk ndodh, sistemi njofton automatikisht kontaktin e emergjencës të caktuar më parë. Aplikacioni u lëshua në maj të vitit të kaluar pa shumë vëmendje, por javët e fundit ka shpërthyer në popullaritet, duke u kthyer në aplikacionin me pagesë më të shkarkuar në Kinë.

Sipas institucioneve kërkimore, deri në vitin 2030 Kina mund të ketë rreth 200 milionë familje me një person, siç raporton media shtetërore Global Times. Aplikacioni prezantohet si një “shoqërues sigurie” për ata që jetojnë vetëm; punonjës zyrash, studentë larg familjes, apo persona që kanë zgjedhur një stil jetese vetmitar. Në rrjetet sociale kineze, shumë përdorues shprehen se frika më e madhe është të vdesësh vetëm, pa u vënë re nga askush.

Emri i aplikacionit ka ngjallur edhe kritika. Disa e konsiderojnë ogurzi dhe thonë se sjell energji negative, duke kërkuar që të ndryshohet në diçka më pozitive si “A je mirë?” apo “Si je?”. Kompania zhvilluese, Moonscape Technologies, ka pranuar se po e shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit. Ndërkombëtarisht, aplikacioni është i njohur me emrin Demumu dhe renditet ndër aplikacionet më të shkarkuara me pagesë edhe në SHBA, Singapor, Hong Kong, Australi dhe Spanjë kryesisht falë përdoruesve kinezë që jetojnë jashtë vendit.

Vetmia nuk është e keqe vetëm për shëndetin mendor të meshkujve, por mund të jetë e keqe edhe për kockat e tyre, sipas një studimi të ri. Dhe ndërsa izolimi social mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e kockave të burrave, kjo nuk është e vërtetë për gratë, zbuluan studiuesit. Dr. Rebecca Mountain, nga Instituti Shëndetësor i Maine për Kërkime në Scarborough, Maine, ishte hulumtuesi kryesor në studim, siç raportuan disa media.