Lajmet e fundit

Apple më i motivuar, sjell watchOS 26 me risi që i zbuloni në “Top Tech”…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

watchOS 26

watchOS 26 është këtu dhe po, Apple Watch-i tani është më i motivuar se ti! 
Dizajni i ri “Liquid Glass”? E bën ekranin të duket sikur po i lan sytë çdo sekondë. Smart Stack duket sikur është trajnuar nga një gjysh shqiptar: të sygjeron gjithçka para se të kërkosh vetë.
Por ylli i shfaqjes është Workout Buddy – një zë virtual që të flet gjatë vrapit si trajneri yt që ka pirë pesë Red Bull: “Ej, edhe 18 minuta dhe ke mbyllur rrethin e stërvitjes… Ec o legjendë!”
Ai të kujton sa milje ke vrapuar, të përgëzon për rekorde, madje të motivon me fraza aq të sinqerta, sa do mendosh: “Uaa, ky më njeh më mirë se shoku im.”
Mesazhet? Tani përkthehen direkt në kyçin tënd. Po, Live Translation në dorë! Plus, ti mund t’i përgjigjesh një sondazhi grupi pa i hequr dorën kafes.
Gjesti i ri? Ktheje kyçin lehtë, si për të thënë “m’le rehat”, dhe njoftimi largohet. Mund të mbyllësh alarmin, thirrjen, edhe mëkatet, vetëm me një lëvizje të dorës.
Edhe Notes është në Watch. Kjo do të thotë: tani s’mund të justifikohesh që harrove të blesh domate – sepse ke memo në dorë!