Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Apple Watch Series 11
Apple prezantoi Apple Watch Series 11 – më e hollë, më e rehatshme dhe me 5G. Ora që nuk të tregon vetëm orën, por edhe shëndetin.
Dy risitë kryesore:
• Hypertension notifications – nëse ke shenja tensioni të lartë, ora të njofton. Mund të jetë alarmi që të shpëton në telashe.
• Sleep score – pas çdo nate, një pikë që tregon sa cilësor ishte gjumi yt.
Bateria mban deri 24 orë. Me vetëm 15 minuta karikim, merr 8 orë përdorim. Ekrani është 2× më rezistent ndaj gërvishtjeve me Ion-X glass, ndërsa modelet titanium kanë sapphire crystal – super i fortë.
watchOS 26 sjell:
• Workout Buddy që të motivon në stërvitje,
• Wrist flick për të mbyllur njoftime me një lëvizje,
• Watch faces të reja dhe Smart Stack më inteligjent.
Ngjyrat? Space gray, jet black, rose gold, silver për modelet me alumin dhe për ato me titanium kemi natyral ,gold dhe slate. Çmimi nis nga $399.
Pse ta blesh?
• Për shëndet: tension + gjumë.
• Për fitnes: trajner personal + 5G për muzikë pa telefon.
• Për prakticitet: gjeste të shpejta, Apple Pay, Live Translation.
• Për qëndrueshmëri: bateri e gjatë dhe xham super rezistent.
Pra, Series 11 është ora që të njeh, kujdeset për ty dhe të motivon çdo ditë.