Tech Top Tech - News

“Apple Watch Ultra 3” me detajet që bëjnë diferencën! Ja çfarë duhet të dini…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Apple Watch Ultra 3

Kjo është Apple Watch Ultra 3: ekrani më i madh ndonjëherë në një Apple Watch dhe bateri që mban deri në 42 orë dhe… deri në 72 orë në Low Power. Tani Ultra suporton dhe karikim të shpejtë, 15 min karikim rezultojnë deri në 12 orë përdorim.

Pjesa që bën diferencën: Emergency SOS via satellite. Pa rrjet? Mund të dërgosh mesazhe emergjence, t’i shkruash familjes dhe të ndash lokacionin – direkt nga ora. Plus 5G, antena që rrisin sinjalin kur je në zonë të dobët, dhe GPS-i më i saktë në një sport-watch.

Shëndeti? Vjen me (sinjale për tension të lartë) dhe sleep score që të tregon sa cilësor ishte gjumi. Në stërvitje, Workout Buddy (me Apple Intelligence) të motivon me zë, sipas ritmit, pulsit dhe ring-eve të tua.

Është për vrapues, çiklistë, notarë e alpinistë: metrika të avancuara, rezistente ndaj ujit deri në 100 metra, Oceanic+ për zhytje rekreative, dhe hartat offline.

Dizajni? Natural Titanium ose Black Titanium, i fortë, i lehtë, dhe duket “tank” edhe me kostum (pse jo). Çmimi nis nga $799.

Pse Ultra 3?

  • Siguri kudo: mesazhe & SOS nga sateliti.
  • Qëndrueshmëri ekstreme: bateri e gjatë, titani, WR100.
  • Performancë pro: 5G, GPS top, ekran gjigant & i lexueshëm.
  • Shëndet & fitnes: tensioni, gjumi, coach me AI.

Në një fjali: kjo është ora që nuk pyet terren – vetëm “ku shkojmë më pas?”.