Sport

Arbitri Elfath, kryesori i ndeshjes Angli-Argjentinë!

Ismail Elfath arbitron përsëri në këtë edicion të Kupës së Botës pasi do të vendosë drejtësi në takimin mes Anglisë dhe Argjentinës ku pritet finalistja e dytë e turneut.

Për 44-vjeçarin me origjinë nga Maroku kjo do të jetë ndeshja e katërt në këtë turne pasi në fazën në grupe ishte kryesor i takimeve Holandë-Japoni dhe Uruguaji-Spanjë. Më pas atij iu besua edhe ndeshja mes Brazilit dhe Norvegjisë, e vlefshme për fazën e 1/16-ave.

Arbitri amerikan gjykon takimet e MLS-së prej 2012-ës ndërsa katër vite më vonë mori edhe stemën e FIFA-s, e cila e grumbulloi edhe në Katar 2022.