Këngëtarja e famshme Ariana Grande është detyruar të anulojë koncertin e saj në Lexington, Kentucky në kuadër të turneut muzikor “Sweetener”.
Me anë të një postimi në Insta Story, 26-vjeçarja u shpreh se është zemërthyer që nuk mund të performojë për fansat e saj pasi fizikisht e ka të pamundur.
Ariana u shpreh se mjeku i ka rekomanduar regjim shtrati pasi zëri i saj ka ikur dhe ndjen lodhje të tepërt trupore. Edhe pse në pamje të parë këngëtarja duket se është prekur nga një virozë gjendja e saj duket më e ndërlikuar se aq.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë problemesh shëndetësore po kalon Grande por të paktën fansat e saj i kanë dhënë mbështetje maksimale.