Showbiz

Ariana Grande nuk ndalet, së shpejti me një tjetër projekt muzikor

Këngëtarja e famshme Ariana Grande u shpall ‘gruaja e vitit’ pas publikimit të hitit “Thank you, next” që u drejtohet të gjithë ish partnerëve të saj.

Teksa ka kaluar një vit të vështirë pas ndarjes nga jeta të ish partnerit të saj Mac Miller dhe anulimit të fejesës me komedianin Pete Davidson ajo ka rigjetur frymëzimin për të krijuar hite muzikore.

Pas “Thank you, next” që theu disa rekorde në klasifikimet muzikore ndëkombëtare ajo është gati për një tjetër prurje. “7 Rings” quhet kënga më e re e 25-vjeçares që do të publikohet pas 1 jave.

Historia e këngës është frymëzuar nga Ariana e cila menjëherë pas ndarjes nga Davidson i bleu 7 mikeve të saj nga një unazë diamanti. Sërish me një prurje feministe, të gjithë fansat e këngëtares po e presim me padurim këtë projekt muzikor.