Armaldo Kllogjeri, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ai ka rrëfyer më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm. Një nga situatat më të komentuara në rrjet ka qenë fakti se ai nuk i dha dorën Luizit pasi doli nga “BBV” dhe ditën e sotme ai ka rrëfyer dhe arsyen pse e bëri një gjë të tillë…
Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse ti u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara.
Në atë moment që u bë prime, unë u godita shumë nga opinionistët dhe pata një rënie në kalimin e lojtarëve që të vazhdonin shtëpinë dhe dola i fundit si renditje. Këtu Olta u tërhoq dhe vuri Bledi Manen, të cilin unë e propozova sepse unë si Armaldo e doja Bledin jashtë sepse ishte një lojtar i fortë. Ne patëm një diskutim të fortë me Luizin në dhomën e grimit që unë i tregova disa karakteristika që Bledi i kishte dhe për këtë është bërë dhe video. Por kjo nuk do të thotë që Luizi mua të më godiste kaq fort, për këtë ide që kisha dhënë. Por të thoshte Armaldo ke dhënë një ide të gabuar, unë kam pasur besim tek ty, etj. Kjo nuk është një arsye madhore që Luizi e përdori.
Unë dorën nuk ia kam dhënë atij sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat. Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë: ‘Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse ti më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë’. Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda. E para është situata kur ai shfaqi atë sëmundjen problematike që i kam qëndruar shumë afër. Në marrëdhënie me Kiarën, që unë kam qenë personi që e kam mbështetur dhe kam krijuar lidhjen e tyre. E kam mbështetur edhe në një debat që ka pasur me Oltën.