Celebrities Gossip Showbiz

“Me aq lekë sa ka bërë ai…”, Armaldo Kllogjeri flet për Luiz Ejllin dhe dasmën e tij me Kiara Titon!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Ish-banori Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Mos i bjer me top”, në emisionin “E Diell”. Armaldo ka komentuar në lidhje me zërat që qarkullojnë se marrëdhënia e tij dhe Kiarës pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe rreth dasmës së çiftit që pritet të jetë së shpejti.

Po të më ftojnë për të kënduar sigurisht do këndoj. Unë jam daja. Me aq lekë sa ka bërë Luizi, nuk kam pse këndoj falas.

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh kishte përgatitur një surprizë shumë të bukur për Luizin. Edhe pse ai vetë nuk e besonte se diçka e tillë do të ndodhte, nëna e tij kishte ardhur nga Amerika për ta surprizuar kaq afër finales dhe për t’i dhënë këshilat e saj. Momenti i takimit të tyre ishte shumë emocionues dhe këtë edhe Kiara e ka vënë në dukje, duke e cilësuar në rrjete sociale se momenti më i bukur i këtij “BBV2” ishte momenti i përqafimit të tyre.