Kapet me armë, municione dhe kanabis, pranga një të riu në një lokal në Kurbin. Policia arrestoi shtetasin Rei Nelaj. Materialet procedurale në ngarkim të 19-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për veprat penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.