Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë ultimatum.
Izraeli ka rihapur hapësirën e tij ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, pas një nate me breshëri raketash nga Irani.
Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të raketave iraniane disa orë para se të hynte në fuqi armëpushimi.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Irani e ka “shkelur plotësisht” armëpushimin mes dy vendeve dhe që hyri në fuqi më 06:00 të mëngjesit me orën tonë. Sipas Katzit, ushtria iraniane lëshoi raketa pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Katz theksoi se e ka urdhëruar ushtrinë izraelite t’i rifillojë sulmet ndaj shënjestrave paramilitare e qeveritare në Iran.
Izraeli vuri në dukje se ka vërejtur raketa të lëshuara nga Irani në hapësirën e tij ajrore, më pak se tri orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, pasi si Izraeli, ashtu edhe Irani e pranuan thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.
Lajmet për një sulm me raketa nga Irani ndaj Izraelit pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes dy vendeve janë “mohuar”, raportuan mediat iraniane, duke cituar televizionin shtetëror.