Arrestohet 36-vjeçari i deportuar nga Mbretëria e Bashkuar, pasi rezulton i dënuar në vitin 2024 me 2 vjet burg. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, bëhet e ditur se 36-vjeçarit i kanë mbetur dhe 7 muaj për të shlyer dënimin për veprën penale “Moskallëzim i krimit“.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Beratit, për vënien në pranga të shtetasit të deportuar nga Mbretëria e Bashkuar, A.F., 36 vjeç, i cili është dënuar në vitin 2024, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 7 muaj burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin policor.