Bota

Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në Miami/ Cilët janë influencerat e afërt me Trump-in, të akuzuar për përdhunim?

Sërish në pranga vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate, të afërt me lëvizjen MAGA të Donald Trump-it. Katër vjet pas arrestimit në Rumani, të dy u çuan në paraburgim nga autoritetet federale në Miami, pas një urdhër-arresti sekret dhe një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës Britanike.

Vëllezërit Tate akuzohen për 59 akuza, përfshirë përdhunim dhe trafik seksual të qenieve njerëzore.

Avokati i tyre foli për Associated Press dhe i mohoi të gjitha akuzat:

Në Britani, nuk punojnë pastër.

Hetimi britanik: Abuzimi në Londër, mbi një dekadë më parë

Hetuesit britanikë po hetojnë një seri të gjatë abuzimesh dhe sulmesh ndaj grave, të kryera nga dy vëllezërit me shtetësi britanike e amerikane, ndërsa jetonin në veri të Londrës.

Këto përfshijnë të paktën shtatë raste të ndara përdhunimi dhe një numër të papërcaktuar rastesh prostitucioni, mes korrikut 2010 dhe gushtit 2017.

Kush janë vëllezërit Tate: Perandoria e tyre në mediat sociale, kikboksi dhe polemikat

Vëllezërit Tate u bënë të famshëm falë Andrew-t, i cili në vitin 2016 u shfaq si konkurrent në reality show-n britanik Big Brother. Ai u përjashtua kur qarkulloi një video që dukej se tregonte Tate-in duke sulmuar një grua.

Të dy, ish-kikboksera profesionistë dhe shumë aktivë në mediat sociale, kanë miliona ndjekës dhe jetojnë në luks ekstrem, duke predikuar superioritetin “natyror” të burrave mbi gratë.

Por, perandoria mediatike iu shkatërrua nga qëndrimet mizogjine dhe ekstremiste. Andrew Tate ka arritur të mbajë aktive vetëm llogarinë X, ndërsa është ndaluar si nga Instagram-i ashtu edhe nga TikTok-u e gjithashtu nga YouTube, për shkelje të përsëritura të udhëzimeve kundër gjuhës së urrejtjes.