Aktualitet

Arrestohet autori i vrasjes në Tropojë, dy ditë më parë!

Dy ditë në arrati, kapet autori i dyshuar i vrasjes së 22 nëntorit në Tropojë. 33 vjeçari me banim në Bajram Curri, i dyshuar për ekzekutimin e 39 vjeçarit në fshatin Dojan, u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi:

Tropojë

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.

Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F.M.,  dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A.D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.