Policia ka arrestuar pas katër ditësh autorin që grabiti një pikë karburanti në Krastë të Krujës. Ai është identifikuar si Marvin Ferra.
Sipas informacioneve autori i dyshuar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me një makinë tip ‘Benz’ – me vete kishte edhe një të mitur.
Gjatë këtij aksioni Ferra ka pësuar edhe një aksident, dhe pas përplasjes së automjetit ka tentuar të largohet në këmbë. Por arratisja nuk zgjati shumë pasi ai ra në prangat e policisë.
Para bluve ai ka pranuar autorësinë e grabitjes dhe ka treguar edhe një vend ku mbante fshehur armë zjarri.
Policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë.
LEXO EDHE: Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, policia i gjen kanabis në banesë!
Më 16 qershor, një pikë karburanti në Krastë të Krujës është grabitur gjatë natës nga disa persona të maskuar dhe me armë. Autorët nën kërcënimin e një armë gjahu i kanë marrë punonjësit të karburantit xhiron ditore, rreth 20 mijë lekë. Për të kryer grabitjen, autorët kanë ardhur në këmbë nga mali dhe janë larguar po në këmbë.