Aktualitet

Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt!

Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt. Nina u arrestua te dera e shtëpisë e Ilir Selmanit. Ky i fundit është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ndërsa u la në Arrest shtëpie më 19 qershor, me vendim të Apelit të Posaçëm.

Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta.

Nina është arrestuar në maj të vitit 2023 në zonën e 5 Majit në Tiranë disa muaj pas një aksidenti të frikshëm te Diga e Liqenit.

Santiago Malko, i konsideruar si njeri i afërt i Ervis Martinajt, u qëllua për vdekje më 27 gusht 2019 në Tiranë. Për vrasjen e ish-policit është akuzuar grupi rival i Martinajt, ai i Leonard Dukës.

Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë.