Aktualitet

Arrestohet kosovari, tentoi të vidhte dy turistë hungarezë

Arrestohet një 46 vjeçar nga Mitrovica pasi tentoi të vidhte dy turistë hungarezë që kishin ndaluar në Milot me makinën e tyre. Në momentin kur shtetasit hungarezë kishin ndaluar për të blerë, grabitësi ka tentuar që tu vjedhë makinën e të largohej. Në pamundësi për ta realizuar, është kapur menjëherë nga policia dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.