Aktualitet

Arrestohet në Tiranë një 43 vjeçare për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Arrestohet në Tiranë një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste. Në pranga ra Lubjana Gjeçaj, banuese në kryeqytet, e shpallur dje në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano të Italisë e ka dënuar me 3 vjet burg. Tashmë pritet ekstradimi i saj drejt vendit fqinj.