Bota

Arrestohet një person i armatosur në Kristçërç

Në Zelandën e Re, policia arrestoi një 33-vjeçar, që në makinë mbante municione dhe një pako të dyshimtë me eksploziv. Ndalimi i tij u bë në Krajstçërç, qytet ku një muaj e gjysmë më parë, një australian vrau 50 besimtarë myslimanë në dy xhami.  Pas arrestimit u bë evakuimi i banorëve të zonës, si dhe u vendos ndalim-fluturimi.