E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo ka folur më shumë për ndodhitë e fundit në shtëpi, si dhe si i shikon ajo finalistët…
Në momentin kur do të dilta nga shtëpia, Jozi i qëllon me shuplakë Gjestit, pasi ky i fundit i hapi derën për të dalë. Si i ndikon Jozit, kjo situatë?
Në njëfarë mënyre, përveç faktit që u bë viral, ka një pjesë të mirë të ndjekësve që po e aprovojnë. Kam parë disa Story nga persona që kam përshypjen që do të bënin shumë më keq. Nuk mendoj që kjo e rrënon Jozin, sepse në njëfarë mënyre, publiku e ka aprovuar për faktin se nëse do të kishte ndodhur brenda lojës, do të kishte pasoja të tjera. Por në momentin që u eliminua, ti nuk je më lojtar, je një njeri. Hapja e derës nuk është provokim nervash, është tallje, ulje dhe përqeshje. Në këtë mënyrë publiku e përkrah dhe thoshte që ishte e merituar. Edhe pse unë mendoj që reagimi asnjëherë nuk duhet të përshtatet me provokimin, sepse sjell gjëra të tjera.